​Llapi e njofton Suharekën me humbjen e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Llapi
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Llapi ka arkëtuar tri pikë të reja në Superligën e Kosovës pasi ka mposhtur Suharekën në xhiron e gjashtë të elitës së futbollit kosovar. Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar me rezultat 3-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Golin e parë për llapjanët e realizoi Baftiu në minutën e 37’ nga penalltia, kurse dy të tjerat erdhën nga Januzi dhe Ramadani, raporton KosovaPress.

Me këtë fitore Llapi ngritët në kreun e tabelës me 13 pikë, aq sa kanë edhe Malisheva dhe Suhareka në pozitat dy dhe tre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024