​Ligji për KPK-në sërish në Kuvend? Ministria e Drejtësisë: E procedojmë brenda një muaji
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në fund të muajit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Mirëpo, Ministria e Drejtësisë thotë se do ta ridërgojë atë sërish në Kuvend brenda periudhës kohore prej një muaji me ndryshimet sipas aktvendimit të Kushtetueses. Njohësit e drejtësisë thonë se duhet një ligj i ri ndërsa shprehën skeptikë se për kaq pak kohë mund të shkojë i njëjti në Kuvend për miratim.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi për KosovaPress se janë duke punuar që sa më shpejtë ta procedojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk mund të lejojnë koorporatizmin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Por, ndryshe nga pretendimet e Haxhiut, dilema kanë njohësit e sistemit të drejtësisë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj shprehet skeptik se ky ligj brenda një muaji mund të shkojë për votim përsëri në Kuvend.

Ai insiston se ky ligj nuk është përfshirë ende as në agjendën legjislative për vitin 2023 dhe si i tillë duhet të krijohet ligj i ri.

Viola Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen Fol, e konsideron të domosdoshme që në ndryshimet e ligjit të KPK-së duhet të përfshihen ndryshimet e paraparë në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fund të muajit mars Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpall të pavlefshëm Ligjin për KPK-në.

E këtë vendimit të Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur absurd, madje një konferencë për medie deklaroi se Kushtetuesja ka injoruar në tërësi të dy opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me këtë ligj duke i dhënë një goditje të rëndë Kosovës por edhe duke penguar reformën në drejtësi.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bhaxhiu-per-vendimin-e-kushtetueses-per-ligjin-per-kpk-absurditet-por-reforma-nuk-ndalet/
https://kosovapress.com/admin/kpk-kushtetuesja-parandaloi-cenimin-e-pavaresise-se-sistemit-prokurorial/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpdk-shpetuam-kpk-ne-nga-kthetrat-e-albin-kurtit/
https://kosovapress.com/admin/miftaraj-ligji-per-kpk-ne-deshtoi-per-shkak-te-ministres-haxhiu/
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
616
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024