​Lajme të mira për Dritën dhe Gjilanin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Hyseni-ademi
2 javë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth avancimit të infrastrukturës sportive, që do të ndikonte në zhvillimin e futbollit në këtë komunë.

Një nga temat e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së stadiumit në të cilin aktualisht janë duke u zhvilluar ndeshjet në Gjilan, e që do të krijonte kushte më të mira si për klubet, ashtu edhe për tifozët, duke pasur parasysh se projekti i rindërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan është ende në proces të prokurimit.

Po ashtu, Ademi e Hyseni biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy instituciomeve për ndërtimin e një fushe të re, që do të shërbente për garat e klubeve dhe shkollave të këtij regjioni.

U diskutua edhe rreth punimeve finale në mënyrë që SC Gjilani dhe FC Drita të zhvendosen në komplekset e tyre të reja sportive, të cilat tashmë janë në proces të ndërtimit.

Ademi theksoi rëndësinë e avancimit të këtyre projekteve në këtë komunë me traditë të gjatë futbolli si dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të FFK-së për çdo iniciativë të Komunës së Gjilanit sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së futbollit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025