Kroos zbulon problemet te Reali dhe veçon yllin e së ardhmes
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kroos zbulon problemet te Reali dhe veçon yllin e së ardhmes
Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka kritikuar ashpër gjendjen aktuale në klubin madrilen pas humbjes në “El Clasico” ndaj Barcelonës, duke e cilësuar si “të papranueshme” mungesën e trofeve në dy sezonet e fundit.
Në podkastin e tij “Einfach mal Luppen”, Kroos tha se problemet e brendshme në skuadër kanë ndikuar drejtpërdrejt në paraqitjet e dobëta të ekipit. “Rezultati në fushë erdhi si pasojë e situatës së keqe të brendshme në ekip”, u shpreh ish-reprezentuesi gjerman, duke shtuar se Reali dukej i mposhtur që para fillimit të ndeshjes.
Kroos foli edhe për të ardhmen e skuadrës madrilene, duke veçuar talentin turk Arda Güler. Sipas tij, mesfushori ofensiv do të ketë rol të rëndësishëm në vitet e ardhshme. “Ai do të jetë i rëndësishëm. Pozita e tij më e mirë është pas sulmuesit, aty ku mund të shfrytëzojë vizionin dhe pasimin e tij”, deklaroi Kroos.
KosovaPress