​Kosovari thyen rekordin botëror në paragllajdizëm
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Paragllajdisti kosovar, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë. Shala u rendit i dyti nga 69 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror, transmeton KosovaPress.

Shala pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës. Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të Kosovës Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
338
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024