​Klopp favoriti kryesor për stolin e Gjermanisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Klopp favoriti kryesor për stolin e Gjermanisë
Klopp
03/07/2026 - 09:59
Linku u kopjua

Gjermani po përgatitet për një ndryshim të madh në stolin e përfaqësueses, pasi Jürgen Klopp është shndërruar në favoritin absolut për ta pasuar Julian Nagelsmann, pas eliminimit befasues të "Pancerëve" nga Paraguai në 1/16 e finales së Botërorit 2026. Sipas raportimeve të mediave gjermane, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po finalizon largimin e Nagelsmannit, ndërsa emri i Kloppit është zgjedhja e parë për të marrë drejtimin e kombëtares.

Ish-trajneri i Liverpoolit aktualisht mban postin e drejtorit global të futbollit te Red Bull, por kontrata e tij përmban një klauzolë që i mundëson të largohet pa pengesa nëse i ofrohet posti i trajnerit të kombëtares së Gjermanisë. Raportet theksojnë se, megjithëse Klopp nuk ka dashur të komentojë publikisht për këtë mundësi sa kohë Nagelsmanni ishte ende në detyrë, ai është i gatshëm të shqyrtojë rikthimin në pankinë për të udhëhequr vendin e tij.

Nagelsmanni raportohet se ka arritur marrëveshje për t'u larguar pas takimeve me drejtuesit e DFB-së, duke i dhënë fund një periudhe që kulmoi me eliminimin e hershëm nga Paraguai. Vendimi zyrtar pritet të bëhet publik së shpejti, ndërsa Klopp mbetet kandidati më i favorizuar për të nisur një epokë të re te katër herë kampionët e botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026