​Kapja e armatimit të ri në veri, vjen reagimi i Sveçlës
Siguri
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas kapjes së një sasie të re armatimi, municionesh e pajisjesh tjera ushtarake gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës, gjë e cila tregon gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Sveçla ka theksuar se pandalshëm do të vazhdohet deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë.

Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.

Kontrolle në 7 lokacione në veri, kapen armë e pajisje tjera ushtarake - KosovaPress

Sulmi në Banjskë, policia vazhdon kërkimin për armë në veri - KosovaPress

Musliu: S’është e vërtetë se ka mungesë barnash në veri, kjo është luftë tipike hibride e Serbisë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024