​Hendbolli kosovar prezantohet me shtatë skuadra në garat evropiane
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Hendbolli kosovar prezantohet me shtatë skuadra në garat evropiane
hendboll-garat
01/07/2026 - 12:58
Linku u kopjua

Në edicionin 2026/2027 të kupave evropiane, Federata e Hendbollit e Kosovës do të prezantohet me plotë shtatë skuadra.

Shtatë prej tetë skuadrave e kanë shfrytëzuar të drejtën të paraqiten për gara kontinentale të edicionit të ardhshëm. Të gjitha do të garojnë në Kupën Evropiane.

Ndërkohë, tek hendbollistët, pos kampionit, Kastriotit të Ferizajt, janë paraqitur për Kupën Evropiane Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës, derisa hendbollistet do të garojnë katër skuadra Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj.

Samadrexha ka fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës. Të gjitha skuadrat do të synojnë prezantimin dinjitoz dhe hap para sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026