​Hendboll/ Kosova nis përgatitjet për kualifikimet e EURO 2024
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot bëhet grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Grumbullimi bëhet prej orës 12:00. Stërvitja e parë e vajzave kosovare është prej orës 19:30 deri në ora 21:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Të mërkurën në mëngjes është udhëtimi për në Horsens të Danimarkës, ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën. Ndeshja i takon xhiros së parë të kualifikimeve për Euro 2024. Menjëherë të shtunën është ndeshja Kosova – Danimarka, në Prishtinë.

Danimarka është superfuqi e hendbollit, ndërsa ndeshjet ndaj saj do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë, pwrcjellw KosovaPress.

Tashmë të grumbulluara në Prishtinë janë Kombëtaret U19 dhe U17 që javën tjetër paraqiten në IHF Trophy. Të dy kombëtaret e reja të dielën i kanë zhvilluar stërvitjet e radhës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024