​"E kisha parashikuar finalen" – Ademi tregon se kush ishte favoriti i tij për Botërorin 2026
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​"E kisha parashikuar finalen" – Ademi tregon se kush ishte favoriti i tij për Botërorin 2026
Agim-ademi-2-270726
27/07/2026 - 19:25
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vlerësuar se triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 është pozitiv edhe për futbollin evropian, duke theksuar se Evropa vazhdon të jetë qendra e futbollit botëror.

Në emisionin SportCast, Ademi tha se fakti që trofeu botëror u rikthye në Evropë ka rëndësi të veçantë, pasi klubet dhe kombëtaret evropiane dominojnë skenën ndërkombëtare.

Ademi: Është mirë që Kupa e Botës erdhi në Evropë

“Faktikisht këto të dy shtetet janë që ne nuk jemi, sa i përket anës futbollistike kemi marrëdhënie, por sa i përket anës shtetërore nuk kemi. Kështu që një e mirë është kështu që ka ardhur Kupa Botërore në Evropë, duke pasur parasysh që Evropa prin me klube, me futboll, me të gjitha kombëtaret dhe me klubet sidomos në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Të gjithë pothuajse këta futbollistë më të mirë që kanë luajtur nëpër kombëtaret e tjera të kontinenteve të tjera, janë nëpër klubet e Evropës, nëpër ligat e ndryshme si në Spanjë, si në Gjermani, në Belgjikë, në Itali e gjithandej. Pra, ardhja e Kupës Botërore në Evropë ndoshta mund ta quaj kështu nga aspekti i futbollit UEFA, sigurisht që ka impakt më të madh për futbollin evropian dhe sigurisht edhe për futbollin e Kosovës”, u shpreh Ademi.

Kreu i FFK-së zbuloi gjithashtu se para fillimit të fazës finale kishte parashikuar një përballje mes Spanjës dhe Francës në finalen e Kupës së Botës, duke e konsideruar Francën si favorite për ta fituar turneun.

Ademi: Unë kisha parashikuar një finale Spanjë-Francë

“Nëse e kam menduar domethënë kush ka me qenë fitues, një favorizim ia kam dhënë për veten time duke parë ekipin e Francës, për mua ka qenë favoriti kryesor. Por edhe Spanja ka qenë në këtë ekip që i kam ndarë në 3-4 ekipe që kush mund të jetë fitues ose favorizues në këtë pjesë, unë kam menduar që do të jetë sigurisht finalja mes Spanjës dhe Francës dhe Franca do të jetë, për mua ndoshta ka qenë ekipi më i miri i Francës, por ja se në futboll është diçka tjetër dhe shihet kjo, që Spanja doli fituese edhe kampion evropian edhe kampion botëror”, tha Ademi.

Ai shtoi se suksesi i Spanjës dëshmon edhe një herë nivelin e lartë të futbollit evropian, ndërsa theksoi se arritje të tilla ndikojnë pozitivisht edhe në zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke qenë se shumica e lojtarëve më të mirë në botë aktivizohen në ligat kryesore evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026