​Dukagjini nis sot rrugëtimin evropian
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Dukagjini nis sot rrugëtimin evropian
conference league
23/07/2026 - 09:17
Linku u kopjua

Klubi i Futbollit Dukagjini rikthehet në garat evropiane, ku të sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës zvicerane, Lugano.

Takimi do të luhet në Lugano, me fillim nga ora 20:30, ndërsa skuadra nga Klina synon të bëjë një paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Nga klubi kanë theksuar se ekipi udhëton drejt Zvicrës me përkushtim, besim dhe krenari, me synimin për ta përfaqësuar denjësisht klubin dhe futbollin kosovar në garat evropiane.

Dukagjini do të kërkojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për ta mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit para sfidës së kthimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026