​Deputetja Kearns sheh nga afër armatimin e konfiskuar të serbëve pas 24 shtatorit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka parë sot nga afër armatimin e konfiskuar nga Policia e Kosovës pas sulmit terrorist të serbëve në Banjskë të Zveçanit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes në njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ai me këtë rast ka falënderuar Kearns, e cila mban postin e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik.

“Së bashku me znj. Kearns vizituam dhe pamë nga afër armatimin e konfiskuar pas aktit terrorist të tentim-aneksimit të veriut të Republikës së Kosovës. Me këtë rast falënderuam edhe sensibilizimin ndërkombëtar që znj. Kearns pati bërë me rastin e deklarimit që objektet fetare dhe autoambulancat në veri të Republikës së Kosovës po përdoreshin për transport dhe vendstrehim të armatimit nga strukturat kriminale”, ka shkruar Sveçla.

Gjatë kësaj vizite Kearns pati rast të takojë dhe zyrtarë policorë me të cilët pati rastin të bisedojë rreth sfidave dhe mundësive për të kontribuar në luftimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Pak kush ka mbajtur një qëndrim kaq të fort dhe të drejtë në këto kohë si Alicia Kearns, andaj i jemi mirënjohës për rolin e saj në mbrojtje të së drejtës dhe të së vërtetës”, ka përfunduar ministri Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024