​Dënohet Jude Bellingham
Sport
Lexohet për: 2 min.
Jude Bellingham
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Jude Bellingham i Real Madridit u ndëshkua me dy ndeshje pezullim në La Liga të mërkurën nga komiteti disiplinor i federatës spanjolle të futbollit pasi u përjashtua për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.

Reprezentuesi anglez u përjashtua gjatë barazimit 1-1 të kampionëve në Osasuna të shtunën nga gjyqtari Jose Munuera Montero.

Bellingham , i cili këmbënguli se kishte shprehur zhgënjimin e tij dhe nuk kishte fyer arbitrin, do të humbasë ndeshjet e ligës kundër Gironas dhe Real Betisit më 23 shkurt dhe 2 mars

Komiteti disiplinor tha se përpjekjet e Madridit për të treguar se Bellingham nuk e kishte fyer zyrtarin ishin "të pamjaftueshme" për të hequr "prezumimin e vërtetësisë së raportit të arbitrit", përcjellë KosovaPress.

Arbitri Munuera Montero është përballur me abuzime dhe kërcënime në internet në ditët që nga përjashtimi i Bellingham, të cilin federata e përshkroi si "të neveritshme".

Real Madridi ka sulmuar arbitrin spanjoll javët e fundit, duke e quajtur atë "të manipuluar" në një letër që i kanë dërguar federatës dhe e kanë publikuar në faqen e tyre të internetit.

“Los Blancos” nuk kanë fituar në tre ndeshjet e fundit të ligës dhe rivalët Barcelona tani kryesojnë tabelën në diferencë golash.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025