​Cilat janë efektet anësore të marrjes së tepërt të vitaminës C?
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç tregojnë studime të shumta të mëparshme, vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për trupin tonë.

Ajo vepron si një antioksidues dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë, por këto janë vetëm disa nga shumë efektet e mundshme pozitive të kësaj vitamine.

Sipas klinikës Mayo, vitamina C gjithashtu eliminon me sukses toksinën e dëmshme dhe metalet e rënda nga trupi ynë, të cilat në afat të gjatë mund të jenë burim i shumë sëmundjeve të rënda, duke përfshirë disa lloje të kancerit. Rekomandohet që një person të konsumojë 75 miligramë në ditë.

Megjithatë, ndonjëherë marrja e vitaminës C mund të jetë e tepruar, gjë që ndikon negativisht në shëndetin tonë. Siç shpjegojnë ekspertët, një sasi e madhe e kësaj vitamine mund të çojë në disa efekte anësore të padëshiruara, disa prej të cilave nuk janë aspak të padëmshme.

Këto janë: të përziera, urth, diarre, dhimbje dhe ngërçe në stomak, dhimbje koke, probleme me gjumin (pagjumësi, zgjim gjatë natës), anemi.

Përveç kësaj, nëse e teprojmë me marrjen e vitaminës C, mund të kemi edhe probleme me gurët në veshka. Siç thonë mjekët, një sasi e madhe e kësaj vitamine çon në shfaqjen e gurëve në veshkat tona.

Sa më shumë vitaminë C të panevojshme të marrim në trup, aq më shumë ekskretohet nga veshkat dhe kjo çon në formimin e gurëve të dhimbshëm.

​Shtyrja e alarmit për 30 minuta mund të jetë e mirë për ju, ja pse - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024