​Chelsea zyrtarizon transferimin e Marco Palestrës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Chelsea zyrtarizon transferimin e Marco Palestrës
Palestra
01/07/2026 - 15:22
Linku u kopjua

Chelsea ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit italian Marco Palestra nga Atalanta, duke nënshkruar me 21-vjeçarin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2033.

Palestra do t’i bashkohet skuadrës londineze në përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, italiani u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij, duke theksuar se Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë.

“Shumë gjëra më bindën të bashkohem me Chelsean. Jam shumë i emocionuar që do të filloj. E kam ndjerë energjinë që nga dita e parë që Chelsea më deshi. Mezi pres të takoj tifozët, shokët e skuadrës dhe trajnerin”, deklaroi Palestra.

Mbrojtësi vjen në “Stamford Bridge” pas një sezoni të suksesshëm si i huazuar te Cagliari, ku zhvilloi 37 ndeshje në Serie A dhe u vlerësua si Mbrojtësi i Vitit në kampionatin italian. Ai gjithashtu debutoi këtë vit me Kombëtaren e Italisë, duke regjistruar dy paraqitje me fanellën e “Azzurrëve”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026