​Chelsea mbetet duarthatë, Sunderlandi nuk e lëshon kapitenin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Chelsea mbetet duarthatë, Sunderlandi nuk e lëshon kapitenin
Xhaka
27/07/2026 - 12:22
Linku u kopjua

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka përjashtuar mundësinë që Granit Xhaka të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, duke i dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm te Chelsea.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ishte lidhur me një kalim te “Blutë” e Londrës, por Le Bris ka insistuar se kapiteni i tij është i përkushtuar ndaj Sunderlandit dhe projektit të klubit.

“Jo, kjo temë është mbyllur. Ai ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë në Sunderland. Ai dëshiron të krijojë të ardhmen e Sunderlandit. Ai është një kapiten i mirë. Udhëheqës i shkëlqyer”, ka deklaruar Le Bris.

Sipas raportimeve të mediave angleze, Chelsea kishte paraqitur një ofertë prej 8 milionë funtesh për Xhakën, por ajo ishte refuzuar menjëherë nga Sunderland, i cili nuk ka synim të ndahet me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Xhaka iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar dhe luajti një rol të madh në suksesin e klubit, duke ndihmuar ekipin të siguronte pjesëmarrjen në Europa League. Ai ka kontratë deri më 30 qershor 2028.

Sezonin e kaluar, 33-vjeçari zhvilloi 34 paraqitje në Premier League, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar gjashtë asistime. Përvoja e tij në elitë, pas periudhave te Arsenali, Borussia Mönchengladbach dhe Bayer Leverkusen, konsiderohet një vlerë e madhe për Sunderlandin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026