​Barcelona paraqet padi kundër Perez
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Barcelona paraqet padi kundër Perez
fc barcelona
12/06/2026 - 18:51
Linku u kopjua

Barcelona ka bërë të ditur se kërkesa e detyrueshme për pajtim është paraqitur para paraqitjes së një padie për një krim shpifjeje të nenit 205 të Kodit Penal kundër Presidentit të Real Madridit,  Florentino Perez, pas deklaratave të bëra prej tij në konferencën për shtyp të 12 majit.

Tutje bëhet e ditur se qëllimi i kësaj padie është që Perez të tërheq deklarata të caktuara që ka bërë duke qenë në dijeni për atë se çfarë ka thënë si dhe për reputacionin e skuadrës.

“Qëllimi i kësaj padie është që Z. Perez të tërheqë deklarata të caktuara që ka bërë duke qenë në dijeni të gënjeshtrës së tij dhe që janë shpifëse dhe fyese për imazhin dhe reputacionin e Klubit”, ka thënë klubi i Barcelonës.

Nëse kërkesa e klubit nuk trajtohet siç duhet, Barcelona ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me paraqitjen e padisë.

“Në rast se kjo kërkesë nuk trajtohet siç duhet, FC Barcelona do të vazhdojë me paraqitjen e padisë përkatëse penale”, bëhet e ditur më tutje.

Ndërkohë, Barcelona dëshiron ta mbajë Alejandro Balde, përveç nëse ai kërkon të largohet.  Barca ende mbështetet tek ai për sezonin e ardhshëm dhe do të shqyrtojë një transferim vetëm nëse Balde sjell një ofertë dhe ia kërkon personalisht të largohet, raporton Mundo Deportivo.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026