​Orban i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë: Armiqtë mezi presin t’ju dëmtojnë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb Aleksandër Vuçiq që të lirojë tre policët e Kosovës. Ai këtë lutje e bëri gjatë konferencës së përbashkët në përfundim të vizitës së tij në Beograd. Vuçiq, nga an tjetër, u habit me kërkesën publike të hungarezit.

Orban u shpreh se është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare vendosi të njoh zgjedhjet në katër komunat veriore me pjesëmarrje kaq të ulët.

“I nderuari president Aleksandër, të mendoni mirë për këtë, armiqtë e Serbisë mezi presin t'ju bëjnë keq, të dëmtojnë Serbinë, dhe kjo është një situatë e tillë, një temë e tillë në të cilën mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë, për t'i kthyer këta tre shqiptarë në Kosovë”, deklaroi Orban.

Ish-ministri i Millosheviqit, Vuçiq, që njëherë tha se nuk e priste këtë kërkesë, premtoi se do të shqyrtojë me shumë kujdes çdo këshillë të kryeministrit hungarez që e cilësoi mik.

Presidenti serb u shpreh se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës derisa të lirohen serbët e arrestuar të cilët dyshohen për vepra kriminale, si dhe të largohen kryetarët e zgjedhur më 23 prill e të tërhiqet njësia speciale.

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, tha se Kurti në bisedime nuk e lë asnjëherë të flasë dikë tjetër por vetëm mban monologë./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-policet-deshmojne-se-jane-rrembyer-ne-territorin-e-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/dash-serbia-menjehere-ti-liroje-tre-policet-e-kosoves-akuzat-e-rreme-perkeqesuan-situaten/
Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
55
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024