?Rama: Me mua Prishtina nuk është jetime, do t’i shtoj edhe 3-4 drejtori
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se si ai po e sheh kryeqytetin prej se është bërë prijës i tij.

Rama tha se tash Prishtina po i duket më ndryshe sepse, sipas tij, kryeqytetin nuk po e sheh më si jetim.

“Tash po e shoh me sy ndryshe Prishtinën, për arsye se nuk e shoh më si jetim Prishtinën. Tash e ka dikë që ja ndjen për të, t’i ndihmojë qytetit dhe qytetarëve të Prishtinës”, tha ai në emisionin festiv “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

Më tej, Rama tha se Prishtinën po e do më shumë sepse, sipas tij, tash është në mbrojtjen e tij.

“Duke u takuar shumë e më shumë me ekipet e komunës dhe me mundësitë që mundemi me i zhvillu për të mirën e Prishtinës vetëbesimin e kam edhe më të lartë se mundemi më bë ndryshime pozitive. Kështu që Prishtinën po e dua më shumë, sepse tash është nën mbrojtjen time dhe jemi çdo ditë duke bërë plane për ta bërë mirë e më mirë”, ka deklaruar i pari i kryeqytetit.

Gjithashtu, Rama ka bërë të ditur se do të shtohen edhe tri-katër drejtori të reja. Sipas tij, kjo do të bëhet në mënyrë që të kenë drejtori të përshtatshme për ta bërë transformimin e synuar të kryeqytetit.

“Deri tash i kemi 16 drejtori, ndoshta do të jenë edhe tri-katër drejtori më shumë në mënyrë që të kemi drejtori të përshtatshme që ta transformojmë Prishtinën në bazë të programit tonë”, ka deklaruar Rama në emisionin festiv “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

I pari i kryeqytetit tha se në aspektin funksional dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura në mënyrë që të ketë mundësi takimi dhe bashkëpunimi sepse, sipas tij, komuna nuk duhet të punojë në drejtori veç e veç.

“Në aspektin funksional dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura që këto zona të kenë mundësi të takimit dhe bashkëpunimit, sepse komuna nuk duhet të punojë në drejtori veç e veç, por duhet të ketë bashkëpunim nëpërmjet drejtorive të ndryshme për shkak se projektet e ndryshme janë të ndërlidhura”.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8brama-viziton-rrugen-muharrem-fejza-kerkon-trajtim-serioz-dhe-zgjidhje-te-perhershme/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bperparim-rama-betohet-si-kryetar-i-prishtines/

v

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
54
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024