Zyrtare: Gjilani mbetet pa Egzon Sinanin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar nga vetë klubi i Gjilanit, ky i fundit ka mbetur pa mbrojtësin Egzon Sinani.

Përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, Egzon Sinani ka bërë të ditur se është larguar nga skuadra e Gjilanit, raporton KosovaPress.

29 vjeçari gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim do të përditësojë për hapat e radhës në karrierën e tij.

Postimin e Sinanit në “Facebook” e gjeni më poshtë.

“Përshëndetje miq dhe dashamirë !

Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani , faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane .

Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës time”, shkroi Sinani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024