Bislimit nuk i lejohet hyrja në Beograd
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është pamundësuar vizita në Beograd. Rreth 100 kilometra para mbërritjes, Bislimi është detyruar të kthehet për në Kosovë. Bëhet e ditur se ai është kthyer prapa “për shkaqe sigurie”.

Zëvendëskryeministri Bislimi do të merrte pjesë në një Forum për tema që kanë të bëjnë me të dyja shtetet.

“Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë, na ka ndalë dhe na thanë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet”, është shprehur Bislimi në një deklaratë të shkurtë për media.

Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.

Ishte paraparë që Bislimi të mbante ligjëratë sonte.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024