Zubimendi për interesimin nga Bayerni dhe Arsenali: Nuk më interesojnë këto spekulime
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Real Sociedadit, Martin Zubimendi i është adresuar spekulimeve të cilat sugjerojnë se Bayern Munichu dhe Arsenali kanë shprehur interesim në të.

Zubimendi po kalon një sezon tejet të mirë te Real Sociedadi, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura, ndër to edhe Barcelona, raporton KosovaPress.

Tani, Zubimendi ka thënë se nuk i interesojnë spekulimet dhe se është i lumtur te Real Sociedadi.

“Jam i lumtur te Real Sociedadi, është shtëpia ime. Nuk mund të them se unë do të jem këtu për të gjithë karrierën time, sepse ndoshta në të ardhmen Real Sociedadi nuk dëshiron që unë të vazhdojë këtu. Nuk më interesojnë këto spekulime”, tha Zubimendi për “Marcan”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024