Zhvillimet në Rusi, Musliu: Vendndodhja e Putinit mund të jetë në Beograd
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Octopus, Agim Musliu ka reaguar pas zhvillimeve në Rusi, ku grupi Wagner po tenton të bëjë grushtshtet, duke thënë se vendndodhja e presidentit rus, Valdimir Putin mund të jetë kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.

Ai ka kujtuar se Rusia ka strehuar gruan e kasapit të Ballkanit, Millosheviqit dhe se Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus.

“Vendndodhja e #Putinit mund të jetë #Beograd. Serbia ?? ia ka borxh këtë Rusisë??. Mos harroni, ish-kreu i ushtrisë #jugosllave iku në Moskë, e po ashtu edhe gruaja e #Milosheviçit. dhe shumë të tjerë. #Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus. Kush e di?!”, ka shkruar Musliu.

BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit, për të cilën mercenarët pretendojnë se kanë po ashtu kontrollin.

https://kosovapress.com/admin/wagner-vendos-tanke-dhe-luftetare-te-armatosur-ne-rostov-te-rusise/

Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti, pasi luftëtarët e tij paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoygu se nuk i kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupit të tij paraushtarak.

https://kosovapress.com/admin/be-veprimi-i-wagnerit-eshte-ceshtje-e-brendshme-e-rusise/

Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë.

Rusia nisi "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024