Zhvillimet në Kosovë dhe rajon, diskutohen në takimin e Osmanit me kongresistin Torres
Lajme
Lexohet për: 1 min.
vjosa osmani
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres në New York.

Sipas Osmanit, në u zhvillua një diskutim përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.

 “Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024