Juventus dhe Paul Pogba më në fund duken në të njëjtën faqe pasi janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje reciproke që do të çonte në përfundimin e kontratës së lojtarit.
Ish-reprezentuesit francez së fundi iu reduktuat dënimi për doping nga katër vjet në 18 muaj, një vendim që e shtyu mesfushorin të fillonte të shprehte vullnetin e tij për t'u rikthyer për të luajtur në fanellën e “Bianconerëve”.
Sipas “Sky Sports UK”, bisedimet mes Juventusit dhe Pogbas për përfundimin e kontratës së mesfushorit, e cila aktualisht është deri në vitin 2026, janë në faza të avancuara, përcjellë KosovaPress.
Kjo do t'i lejonte 31-vjeçarit të largohej nga “Bianconerët” si agjent i lirë dhe të nënshkruante për një ekip tjetër, me një numër klubesh nga Anglia, Evropa, Arabia Saudite dhe MLS që raportohet se janë të interesuara për shërbimet e tij.