Zgjedhjet në Berlin, kryeson CDU
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve në Berlin, CDU u bë forca kryesore. Kjo parti arriti rezultatin më të mirë në Berlin në 20 vitet e fundit.

Votuesit e Berlinit e ndëshkuan koalicionin kuq-gjelbër-kuq dhe e bënë CDU-në partinë kryesore të kryeqytetit. Partitë në qeveri, SPD, të Gjelbërit dhe E Majta, pësuan humbje në rizgjedhje - por ende vlerësohet se fitojnë shumicën në Dhomën e Deputetëve.

Bashkimi Kristjandemokrat (CDU) i kandidatit Kai Wegner fitoi rreth dhjetë pikë më shumë krahasuar me zgjedhjet e një viti e gjysmë më parë dhe arriti në 28%, rezultati i tij më i mirë që nga viti 1999, sipas vlerësimeve të ARD dhe ZDF.

Për SPD-në, zgjedhjet e së dielës përfaqësojnë një tjetër humbje. Rezultati më i dobët deri tani ishte në vitin 2021 me 21.4 për qind nën kandidaten Franziska Giffey - një shifër që SPD e kaloi përsëri. SPD mendohet se ka marrë ndërmjet 18.4 dhe 18.5%. Të Gjelbrit janë gjithashtu midis 18.4 dhe 18.5%.

Sipas parashikimeve, partia E Majta është në pak më shumë se 12%. AfD do të kthehet në Dhomën e Deputetëve me pak më shumë se 9%. FDP dështon duke mos e kaluar barrierën prej 5%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024