Zeqiri: 10 policë kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar. Mbi 5600 zyrtarë policorë kanë nënshkruar peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, i cili u shqyrtua sot në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Këshu tha kryetari i sindikatës, Imer Zeqiri, i cili shtoi se janë mbi 4700 raste të lëndimeve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se të njëjtit kanë mbetur me invaliditet të përhershëm.

Teksa foli për kushtet e policëve, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri deklaroi  se ka numër të madh të dorëheqjeve të pjesëtarëve. Ai lexoi edhe deklaratën e një polici që ka dhënë dorëheqje ditëve të fundit, ku theksoi se paga jo e dinjitetshme, shtesat policore e rrezikshmëria janë disa nga arsyet.

Ai shtoi se kërkesë e tyre mbetet që të krijohet një fond për të gjithë policët që kanë mbetur me aftësi të kufizuara.

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ai u shpreh se mosha mesatare e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është 47 vjeç.

Ndërkaq, anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se vet policia është dashur të bëjë presion për implementimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Më tej, ajo kërkoi nga Sindikata e Policisë së Kosovës që të mos ndikohen nga partitë politike.

Për këtë, reagoi edhe kryetari Imer Zeqiri, i cili tha se asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Kurse anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Ariana Musliu-Shoshi kritikoi pushtetin, ku tha se që nga vera nuk janë dëgjuar kërkesat e sindikatës.

Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut u tha se shujta ditore e një polici të Kosovës është rreth tetë euro. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024