Zekaj dhe Kuka marrin nga 120 pikë olimpike nga Grand Slami i xhudos
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ekipi i xhudos e mbylli Grand Slamin e Abu Dhabit me medaljen e argjendtë të Akil Gjakovës, i cili mori edhe 700 pikë olimpike në rrugën drejt LO Paris 2024.

Sot garoi Shpati Zekaj (-100 kg), i cili shënoi një fitore dhe në raundin e dytë u mund nga kampioni i botës 2023, Arman Adamian. Zekaj mori 120 pikë olimpike, më së shumti deri më tani.

Një fitore dhe një humbje ishte bilanci edhe i Loriana Kukës (-70 kg), e cila po ashtu arkëtoi 120 pikë olimpike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024