Sipas Martin Lipton, finalja e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet në stadiumin “AT&T” në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ende nuk është asgjë zyrtare, pasi që FIFA ka njoftuar se orari i ndeshjeve për edicionin e vitit 2026 i Kupës së Botës do të publikohet më 4 shkurt të këtij viti, raporton KosovaPress.Transmetimi do të zbulojë gjithashtu vendndodhjen e ndeshjeve hapëse të turneut në Kanada, Meksikë dhe SHBA, vendet e fazës së grupeve për ekipin kombëtar të secilit vend nikoqir dhe vendin për finalen e shumëpritur të Kupës së Botës, e cila është planifikuar për të dielën e 19 korrikut të 2026-ës.
Atlanta, Boston, Dallas, Guadalajara, Houston, Kansas City, Los Angeles, Mexico City, Miami, Monterrey, New York New Jersey, Philadelphia, San Francisco Bay Area, Seattle, Toronto dhe Vancouver janë qytetet e planifikuara si nikoqire të turneut.
Meksika do bëhet kombi i parë që organizon Kupën e Botës FIFA për herë të tretë, pasi vendi më parë priti edicione të paharrueshme në 1970 dhe 1986.
Ndërkohë, viti 2026 do të shënojë herën e dytë që ekipi kombëtar i meshkujve të SHBA do të largohet për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA në toka vendase, me turneun e vitit 1994 në të gjithë SHBA-në që jeton gjatë në kujtimet e tifozëve të futbollit.