Zbulohen mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13.000 euro
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zbulohen mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13.000 euro
Floket dogana
09/03/2026 - 16:26
Linku u kopjua

Gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese, zyrtarët doganorë në Zyrën Doganore të Prishtinës kanë zbuluar mallra të padeklaruara, konkretisht preparate për trajtimin e flokëve pas implantit, me vlerë rreth 13,000 euro, të cilat nuk ishin përfshirë në dokumentacionin përkatës doganor.

Sipas njoftimit të Doganës, pas verifikimeve të kryera, mallrat janë ndaluar dhe konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Rasti është trajtuar sipas dispozitave të legjislacionit doganor, me qëllim të parandalimit të shmangies nga detyrimet doganore”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ky veprim konfirmon edhe një herë përkushtimin e Doganës së Kosovës për forcimin e kontrolleve doganore, luftimin e aktiviteteve të paligjshme në tregti dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme në treg.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026