Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur krenarinë e tij pas fitores ndaj Algjerisë, me të cilën helvetikët siguruan kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026. Mesfushori festoi njëkohësisht edhe paraqitjen e tij të 150-të me fanellën e kombëtares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të karrierës.
"Është një privilegj që e kam veshur këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku linda dhe u rrita, i ka dhënë shumë familjes sime. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit", deklaroi Xhaka menjëherë pas ndeshjes.
Duke komentuar suksesin historik të Zvicrës, e cila fitoi një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1938, Xhaka minimizoi rëndësinë e statistikave.
"Nuk jam adhurues i statistikave. Ne i marrim ndeshjet një nga një. E dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë dhe ku duhet të përmirësohemi", u shpreh ai.Në fund, Xhaka falënderoi tifozët zviceranë për mbështetjen, duke vlerësuar faktin se shumë prej tyre u zgjuan në orët e para të mëngjesit për të ndjekur ndeshjen.