Xavi e konfirmon, tre lojtarë të tjerë rezultojnë pozitivë me Covid-19
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas një kampanje të deritanishme me raste të shumta të lëndimeve, pandemia Covid-19 ka goditur edhe gjigandin katalunas Barcelona.

Trajneri i kësaj të fundit Xavi Hernandez e ka konfirmuar që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Philippe Coutinhos, Sergino Dest dhe Ez Abdes për ndeshjen e ardhshme kundër Mallorcas, përcjell KosovaPress.

Si qëndrojnë gjërat, 10 lojtarë të Barcelonës janë tani në vet-izolim, duke përfshirë këtu Dest, Umtiti, Jordi Alba, Gavi dhe Ousmane Dembele.

“Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde janë pozitivë me Covid-19. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në vet-izolim në shtëpitë e tyre. Klubi i ka raportuar rastet tek autoritetet relevante”, shkruante në postimin e Barcelonës në “Twitter”.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1476491453798957056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1476491453798957056%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.101greatgoals.com%2Fnews%2Fxavi-confirms-triple-barcelona-blow-ahead-of-mallorca%2F
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
47
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024