Chelsea mbetet ma fitore edhe pas xhiros së dytë të edicionit të ri të Premier Ligës.
Londinezët janë mposhtur në udhëtim nga West Ham United me rezultat të ngushtë 3-1, raporton KosovaPress.
Megjithatë, “Blutë” barazuan rezultatin në minutën e 28’ me golin e bukur të anglezit Chukwuameka. Ata madje patën rastin të kalojnë në epërsi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, por argjentinasi Enzo Fernandez humbi penalltinë.
Në pjesën e dytë skuadrat treguan lojë shumë të hapur duke e kërkuar golin e epërsisë, të cilin e gjetën vendasit në minutën e 53’ përmes Antonios.
Madje, ata pranuan edhe golin e tretë në minutat shtesë, derisa realizues nga penalltia ishte braziliani Lucas Paqueta.
Kështu skuadra e Pochettinos pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë, kurse West Hami United katër sosh.