Subjektet kryesore për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta në Kosovë, kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë, por jo edhe partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën u tha se ishte duke diskutuar këtë çështje kur Albin Kurtit i erdhi ftesa për gjykatë më 16 dhjetor.
Lidhja Demokratike e Kosovës me Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër, ka publikuar e para si subjekt politik, emrat e kandidatëve që do t’i hyjnë garës zgjedhore për 9 shkurt, në të cilën kjo parti do të hyjë e vetme.
Koalicioni AAK - Nisma Socialdemokrate - Konservatorët - E30 dhe Ideal, ka thënë se lista e kësaj partie prej 110 kandidatëve janë garancia më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.
Në dhjetëshen e parë të listës janë kandidati për kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadrijaj, Ardian Gjini, Nuredin Lushtaku, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Xhevahire Izmaku e Besnik Tahiri. Në listë është përfshirë edhe Isni Kilaj.Në dhjetëshen e parë të listës janë Bedri Hamza, kryetari Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Rrahman Rama, Bernard Nikaj, Sala Jashari dhe Abelard Tahiri. Pasojnë Jakup Nura, Gaznimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Ferat Shala, Elmi Reçica, Ariana Musliu-Shoshi, Fadil Demaku e Altin Krasniqi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues për një Kosovë më të mirë.
Ndërsa nga Vetëvendosje ende nuk kanë prezantuar listën e kandidatëve. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu njoftoi më herët se Prokurori i Shtetit ka ftuar kandidatin për kryeministër Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor.
Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.
“Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Sipas KQZ-së, për shtyrje kanë marrë në konsideratë se ky proces për herë të parë realizohet përmes platformës online, dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e saj.