Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka parë gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se LVV me LDK nuk është një formulë e sigurt që mund të përfundojë ky proces.
Sipas tij, të dy subjektet politike bëjnë 81 vota dhe nga gjithë ky numër mund të dështojë vetëm një deputet por jo më pak se 80.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK e as te PDK dhe kjo më jep shpresë së nuk do të ketë zgjedhje të reja”, tha ai.
Zgjedhja e presidentit, Abdixhiku: Duhet marrëveshje ose konsensus i gjerë
Kryetari i LDK-së tha para mediave se për zgjedhjen e presidentit nevojitet marrëveshje klasike mes partive ose konsensus rreth një emri për të parin e vendit.
Ai para mediave tha se LDK nuk do të përfshihet në qeveri.