Vuçiqi sikurse Putini, e quan agresionin ushtarak rus si 'operacion në Ukrainë'
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i “kapur” nga regjimi i Kremlinit e tregon edhe biseda e tij telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Në njoftimin lidhur me urimin që Vuçiq ka marr nga Putini pas rizgjedhjes si president, thuhet se ky i fundit e ka informuar për siç e ka quajtur “ngjarjet” në Ukrainë.

Po ashtu, presidenca serbe agresionit ushtarak rus në Ukrainë i është referuar si “operacion”.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Jasmin Mujanoviq duke e quajtur këtë letër si miratim i terminologjisë propaganduese të Rusisë nga Serbia.

https://twitter.com/JasminMuj/status/1511785181987803140

“Miratim i terminologjisë së dezinformimit të Rusisë nga Serbia: 'ngjarjet në Ukrainë' dhe 'operacionet në Ukrainë'. Serbia ka arritur të përafrohet plotësisht me Moskën pa ndonjë nga pasojat që ka pësuar Bjellorusia”, ka shkruar Mujanoviq në Twitter.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk e ka dënuar agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024