Vuçiq për takimin me Lajçak: Ishte shumë e vështirë për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se biseda me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë për Kosovën. "Vështirë, për gjithçka, me të vërtetë e vështirë. Situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Gjithmonë kam nevojë për një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thosha dhe çfarë mund të bëjmë," tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një turneu në Panairin e Biznesit në Mostar.

Ndryshe, emisari Lajçak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët. “Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024