Në janar të vitit 2021, rreth orës 21:00 minuta, në Pejë, para shtëpive të SH.D, A.D dhe F.D ka pasur një mosmarrëveshje rreth një borxhi prej pesëqind eurosh në mes të pandehurit M.Rr., në njërën anë dhe të dëmtuarit Sh. D me ç’rast është rrezikuar jeta e dëmtuarve SH.D dhe F.D.
Kështu ka njoftuar prokuroria e Pejës, deri sa është shpallur aktgjykimi dënues ndaj të pandehurit M.RR. Gjykata e gjykoi me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjet e dhjetë muaj.
19 shtator 2022 - Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.RR për shkak se:
Me datë 02.01.2021, rreth orës 21:00 minuta, në Pejë, para shtëpive të të dëmtuarve SH.D, A.D dhe F.D e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme rreth një borxhi prej pesëqind (500) euro në mes të pandehurit në njërën anë dhe të dëmtuarit Sh. në me ç’rast me dashje ka rrezikuar edhe jetën e të dëmtuarve SH.D dhe F.D në atë mënyrë që pasi vie deri tek fjalosja dhe shtyrja në mes të pandehurit M. dhe të dëmtuarve Sh., A. dhe F.D në anën tjetër i pandehuri M. në një moment nga brezi nxjerrë pistoletën dhe gjersa ishte larg nga i dëmtuari SH. afro një metër gjersa nga të dëmtuarit F. dhe A afro 1,5 metra me ç’rast i dëmtuari SH.tenton që të kapë për dore M. me qëllim që të ia heqë pistoletën nga dora i pandehuri M. tërhiqet prapa dy - tre hapa dhe nga një largësi prej afro 1,5 metra shtënë dy herë nga pistoleta duke e goditur të dëmtuarin F.D me një predhë në regjionin e pjesës së sipërme anësore të kërcirit të këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe jo të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit në momentin e shkaktimit dhe pas kësaj të shtëne i dëmtuari SH.D hedhet në trupin e të pandehurit M.me qëllim që të ia kap pistoletën dhe
-Me çka ka kryer vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së
Të pandehurin M.RR gjykata e gjykoj me DËNIMIN ME BURGIM në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet e dhjetë (10) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak e të cilin dënim do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe DËNIM ME GJOBË në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro të cilën i njëjti obligohet që ta paguaj në afat prej tre (3) muaj pa plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
zëvendësohet me dënim me burg duke llogaritur një dite burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.
Të pandehurit ju shqiptua dënimi plotësues – konfiskimi i pistoletës, karikatorit dhe fishekëve dhe të njëjtat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Pala e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.
Të pandehurit masa e paraburgimit i vazhdohet nga dita e shpalljes së aktgjykimit, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.