Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar dhënia e mbrojtjes së të akuzuarit Nexhat Vllasaliu, i cili bashkë me vëllain e tij, Jetonin akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021, për shkak të përvetësimit të dobisë pasurore.

Seanca e sotme gjyqësore vazhdoi me pyetjet e mbrojtësit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha karshi të akuzuarit, Nexhat Vllasaliu, raporton KosovaPress.

Avokati i palës së dëmtuar, Besnik Berisha ka vazhduar të ballafaqojë të akuzuarin Nexhat Vllasaliu me deklaratën e dhënë në Prokurori, ku sipas Berishës i akuzuari ka deklaruar se kanë shkuar në fshatin Vllasali së bashku me Jetonin dhe atë në shtëpinë e tij, duke i kërkuar të deklarojë se cili është versioni i vërtetë.

Berisha më pas ka pyetur Vllasaliun rreth deklarimeve të dhëna në hetime, e të cilat i ka ndryshuar në gjykim.

Kryetarja e trupit gjykues Medie Bytyqi tha se seanca e radhës mbahet më datën 3 prill, duke filluar nga ora 13:15. Seanca e kaluar për këtë rast ishte ndërprerë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të kryetares së trupit gjykues, Medie Bytyqit.  

Në tetor 2022, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025