Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillimisht kishte planifikuar që numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe rikonfirmimi për subjektet politike të niste sot në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë vendin, por kjo nuk ndodhi.
Ky numërim sot po nis nga ora 16:00 vetëm në 4 komunat e Kosovës, saktësisht në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh, ndërsa 34 komunat tjera numërimi pritet të nis nesër.
E vonesat për fillimin e numërimit të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet në Qendrat Komunale të Numërimit po konsiderohet dështim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shkelje e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nga ky institucion.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani u shpreh se vonesat për fillimin e numërimit të votave në QKN kanë ndodhur për çështje teknike.
Ai insiston që gjithçka nga ky proces numërimi do të publikohet në platformën online të KQZ-së.Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së siguron qytetarët dhe subjektet politike se votat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.
Por, sipas Institut Demokratik të Kosovës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar të filloi me kohë numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit, ashtu siç e parasheh ligji.
Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se ky dështim po e minon besimin e publikut në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bugaqku thekson se vonesat në nisjen e këtij procesi mund ta zvarrisë dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.
Me ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të numërohet në Qendrat Komunale të Numërimit të cilat janë në secilën komunë të Kosovës. Ky proces në proceset e kaluara zgjedhor ka ndodhur në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.Më 9 shkurt pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati telashe me platformën elektronike të saj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan vetëm 40.59% me të drejtë vote.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...