Von Cramon i reagon Vuçiqit: KiE vendos vet se kë do pranojnë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon të shtunën ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratën lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Presidenti Vuçiq të premten ka deklaruar se dalja e Serbisë nga kjo organizatë ndërkombëtare është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sot euro deputetja, Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në X, ka shkruar se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga ky Këshill.

“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në X.

Ndërsa, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024