Të jetosh në një port, të eksplorosh përditë brigje të reja apo të shijosh jetën e një nomadi, për dikë që nuk e ka provuar tingëllon sa joshëse aq edhe sfiduese. Megjithatë në botën moderne gjithnjë në evoluim, më tepër sesa sfidë ky stil jetese është një zgjedhje që shumëkush e preferon. Të nxitur edhe nga ndërtimi i marinave moderne, përsosja e infrastrukturës dhe shërbimeve, të apasionuarit pas detit dhe mjeteve lundruese po ndërmarrin gjithnjë e më shumë nisma për të ndërthurur jetën mes detit dhe tokës.
Nëse shumë prej jush mendojnë se të jetosh në det, apo pranë një porti të privon nga disa kënaqësi të jetës në tokë, ende nuk jeni njohur me Vlora Marina, projektin që po realizohet në qytetin e Vlorës dhe që synon të sjellë një koncept të ri të te jetuarit midis tokës dhe detit.
Që këtu mund të nisni udhëtimin tuaj për të eksploruar rreth 120 plazhe natyrore me ujëra të kristalta në një kombinim perfekt të natyrës midis detit dhe malit. E gjithë zona është e njohur për ishujt, gjiret dhe shpellat karakteristike, një prej tyre është Ishulli i Karaburunit i famshëm për gjiret e vogla të futura mes shkëmbinjve. Rrugës për në ishull ndodhet shpella e Haxhi Aliut, një ndër shpellat karstike më të bukura në vend. Shpella të jep përshtypjen e një katedrale gotike. Faqet e brendshme janë të mbushura plot me fole pëllumbash të egër, ndërsa fundi i shpellës është në formën e një liqeni të vogël në ngjyrë blu të thellë.
Ndërsa për të apasionuarit pas kulturës dhe historisë, fare pranë Vlora Marina ndodhet Muzeu i Pavarësisë, ndërtesa ku ka qëndruar Qeveria e parë shqiptare dhe ku gjenden të ekspozuara objekte origjinale të kohës. Vetëm pak minuta larg qytetit mund të vizitoni një tjetër destinacion të veçantë siç është Kalaja e Kaninës. Kjo Kala është një nga objektet më të njohura të trashëgimisë kulturore dhe historike në Vlorë e më gjerë. Kalaja e Porto Palermos e ndërtuar në periudhën e Luftës së dytë Botërore është një tjetër objekt me vlera historike dhe kulturore për t’u zbuluar. Në listën e gjatë të atraksioneve turistike të zonës përmendim gjithashtu Lagunën e Nartës me flamingot ngjyrë rozë, Manastirin e Zvërnecit, Parkun e Llogarasë, një prej hapësirave natyrore më të vizituara në Shqipëri, si dhe shumë objekte të tjera pjesë të trashëgimisë kulturore të zonës.
Nëse një stil i tillë jete ju duket perfekt, aq sa të mendoni për të bërë tuajën një strehëz ku të riktheheni sa herë të dëshironi, këtu keni mundësinë që të investoni për apartamentin tuaj buzë detit mes një shumëllojshmërie apartamentesh në një kompleks rezidencial modern. E kurdoherë që dëshironi t’i riktheheni detit për të eksploruar brigje të reja, ju dhe mjeti juaj do të keni të gjitha shërbimet e nevojshme që do ta bëjnë si qëndrimin në port ashtu edhe lundrimin një eksperiencë unike dhe të sigurt.
Ofrimi i shërbimeve të tilla si ankorimi, furnizimi me karburant, siguria 24h, mirëmbajtja e mjeteve lundruese, sigurimi i paisjeve portative të marinës, duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës, një shërbim klienti i dedikuar, dyqane të posaçme ku mund të gjeni asistencën dhe gjithë paisjet e duhura për mjetin tuaj, garantojnë një eksperiencë të veçantë gjatë gjithë ekspeditës tuaj detare.
Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni detin, tokën apo një kombinim mes të dyjave, në të gjitha rastet Vlora Marina i përgjigjet 100% nevojave tuaja duke përmbushur çdo pritshmëri dhe duke ju falur një ndjesi dhe emocione pozitive në çdo udhëtim tuajin.