Vlera e kompanisë Apple tejkalon 3 trilionë dollarë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vlera e kompanisë Apple në treg tejkaloi 3 trilionë dollarë, një rritje e nxitur nga aksionet e saj që arritën një nivel të lartë rekord.

Çmimi i aksioneve të kompanisë globale të teknologjisë me bazë në SHBA u rrit duke arritur kulmin prej 192,60 dollarë për aksion.

Kapitalizimi i tregut të kompanisë arriti në 3,03 trilionë dollarë, një nivel i lartë historik.

Arritja vjen pavarësisht se Apple përjetoi një rënie në shitjet totale për të dytin tremujor radhazi, sipas rezultateve të fundit financiare të publikuara muajin e kaluar.

Shitjet neto ranë për 2,6 për qind në 94,8 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit. Shifra është në rënie nga pothuajse 97,3 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aksionet e kompanisë Apple kanë qenë në rritje javët e fundit pasi më 5 qershor u prezantuan kufjet e reja Vision Pro, për të cilat kompania i cilëson si “kufje kompjuterike hapësinore” dhe “kufje me realitet të përzier” që mundëson që përmbajtja digjitale të “përzihet pa probleme” me hapësirën fizike të përdoruesve. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024