Viti i Ri 2024, muzikë e spektakël në Tiranë - mijëra fishekzjarrë ndriçojnë qiellin
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Nisja e Vitit të Ri 2024, është pritur me një spektakël ngjyrash në Tiranë.

Fishekzjarrët kanë ndriçuar qiellin e kryeqytetit shqiptar. Mijëra qytetarë të Tiranës ndodheshin në sheshin “Skënderbej” për të pritur ndërrimin e viteve mes tingujve të muzikës dhe në shoqërinë e këngëtarëve të njohur, duke e bërë natën e ndërrimit të viteve një natë magjike.

Dhjetë sekondat e fundit të ndërrimit të mot-motit janë numëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhej në sheshin qendror, i shoqëruar nga bashkëshortja.

Ai ka përshëndetur në radhë të parë mijëra punonjës policie, mjekë ushtarakë etj., të cilët ndodhen në krye të detyrës.

Nata e ndërrimit të viteve ka shënuar një moment të veçantë jo vetëm në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë. Në shumë qytete ka pasur organizime, duke e festuar këtë moment me fishekzjarrë, muzikë dhe spektakël. /RTSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024