Qytetari nga Prishtina është shprehur se largimi i veteranëve nga projektligji i pagave është i planifikuar nga Qeveria aktuale e Kosovës.
Ai në protestën e sotme të organizuar para Qeverisë tha se veteranët kanë përkrahje të plote nga populli.
Po ashtu, edhe veterani i ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Jahir Morina tha se është veteranë por nuk merr asnjë pages si i tillë. Ai shtoi se këtë porosi ia adreson kryeministrit Kurti.
“Ish luftëtar i UÇK-së, përndryshe nuk kam marrë asnjë kartel e as rrogë, nuk kam aplikuar sepse jam marrë me punë sepse jam veteran dhe luftëtar, edhe invalid që nga dita e parë. Mund të shikoni në kartelat e mija se unë as nuk jam në listën e veteranëve, nuk kam dashtë as në listën e pagesave sepse zotëroj bizneset e mija, jam rast unikat me i tregu kryeministrit që ka edhe veteranë që nuk janë as në listë, listat mund të pastrohen edhe ndryshe e jo në formë politike”, shtoi Morina.
Protesta nisi me himnin kombëtar dhe përfundoi e qetë.