Vërshimet, Sveçla thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar mbi gjendjen e krijuar në vend si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit ndodhen në terren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.

“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”, ka shkruar ai.

Për më tepër ministri Sveçla iu bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke thënë se për çdo problem lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet ata mund të thirrin përmes numrit emergjent 112, ndërkohë që qendrat operative emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie për t’iu dalë në ndihmë.

https://kosovapress.com/murgull-dhe-repa-vendet-me-te-prekurat-nga-vershimet-ne-podujeve/
https://kosovapress.com/vershimet-ne-vushtrri-kryetari-idrizi-thote-se-ska-vend-per-panik/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024