Vendoset finalja e Kampionatit Botëror për grupmoshat U17
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e fundit e Kampionatit Botëror për grupmoshat U17 në futboll, ku është mësuar kundërshtari i Kombëtares së Gjermanisë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Manahan”, Franca U17 e ka mposhtur Malin U17 me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për Francën i shënuan Yvann Titi (minuta e 56’) dhe Ismael Bouneb (minuta e 69’), kurse golin e nderit te Mali e shënoi Ibrahim Diarra në minutën e 45+4’.

Me këtë fitore, Franca e siguron finalen e Botërorit për grupmoshat U17, ku atje do të përballet me Gjermaninë.

Ndërkaq, Mali do të luftojë për vendin e tretë të këtij Botërori me Kombëtaren e Argjentinës.

Rezultati final, 2:1 në favor të Francës U17.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024