Vendimi i Kushtetueses për Ligjin e pagave, Tahiri: Ligje koti që bien me rënie të lirë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas publikimit të aktgjykimit të Ligjit të pagave nga Kushtetuesja, shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin, ku thekson se “bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë.

“Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, ka shkruar Tahiri.  

Sipas tij, anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjes të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

“Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, shkruan ai.

https://kosovapress.com/kushtetuesja-vendos-per-ligjin-e-pagave-urdheron-kuvendin-per-ndryshime/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024