Vdes njeriu me fytyrë të deformuar që Papa e përqafoi më 2013
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një burrë, fytyra dhe koka e të cilit ishin i deformuar për shkak të një sëmundjeje të rrallë dhe që u përqafua në mënyrë të famshme nga Papa Françesku, vdiq menjëherë në një spital bë veri të Italisë të mërkurën.

Vinicio Riva ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në spitalin e Vicenzës ku kishte marrë trajtim për disa kohë, njoftuan mediat lokale.

Riva u përqafua nga Papa në një audiencë të përgjithshme më 6 nëntor 2013, një foto që goditi titujt në mbarë botën.

Deformimi i Rivës ishte për shkak të një çrregullimi gjenetik të quajtur neurofibromatoza 1 (NF1), e quajtur historikisht sëmundja Von Recklinghausen, e karakterizuar nga rreziku i shtuar i zhvillimit jo kanceroz (beninj) dhe kanceroz (malinj) të tumoreve, si dhe ndryshmeve tjera fizike dhe neurologjike. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024