Vdes një grua në Malishevë, arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy punonjës shëndetësorë në Komunën e Malishevës për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, pas vdekjes së një gruaje në Malishevë.

Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur dje (e martë) në mesditë.

“Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024